Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për dosjen e "Sterilizimit"
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për çështjen e "Sterilizimit".

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të procesit gjyqësor për çështjen e “Sterilizimit”. Beqaj ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa po përballet me akuzat për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai u lirua nga qelia në korrik të vitit 2026, pas më shumë se dy vitesh në burgun e Durrësit. Ndërkohë, tetë të pandehurit e tjerë në këtë çështje janë gjykuar në një proces të veçantë me procedurën e gjykimit të shkurtuar.