Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e nënprodukteve të naftës dhe të gazit
Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshime në çmimet e nënprodukteve të naftës dhe të gazit, duke përfshirë çmimin e shitjes me pakicë dhe shumicë të nënproduktit gazoil dhe benzinë.

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026, ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Kështu, në datë 10 Nëntor 2026, Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshime në çmimet e nënprodukteve të naftës dhe të gazit.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 196 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 167 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 155 lekë/litër.
Këto çmime do të hynë në fuqi sot, në ora 13.45, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.