Vrasja e një shqiptari në Spanjë: Autori ende nuk është kapur
Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autori i krimit është një person që u largua me monopatinë elektrike.

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autori i krimit është një person që u largua me monopatinë elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para orës 13:00 në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club. Viktima ishte ulur në tarracën e një lokali brenda kompleksit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas atentatit, autori u largua me monopatinë elektrike. Dëshmitarët njoftuan autoritetet, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivët e Gardës Civile spanjolle. Gjykata Civile ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk përjashtohet pista e një larjeje hesapesh. Në vendngjarje mbërritën edhe efektivë të sigurisë publike, agjentë të policisë gjyqësore dhe specialistë të laboratorit kriminalistik. Pas njoftimit për të shtënat, në vendngjarje mbërriti edhe një ambulancë e shërbimit të urgjencës SAMU. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor, 39-vjeçari nuk mundi të shpëtohej. Mjekët vetëm konstatuan vdekjen e tij. Trupi i viktimës mbeti pranë tarracës së lokalit, deri në mbërritjen e autoriteteve gjyqësore, të cilat urdhëruan transportimin e tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Alicante. Autopsia pritet të kryhet të mërkurën, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ekzekutimit dhe për të identifikuar autorin, i cili ende nuk është kapur.