Duka flet për Maran dhe Sylvinhon, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe mbështetjen e tifozëve
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin e saj, Rolando Maran. Ai vlerësoi eksperiencën e trajnerit italian dhe mbështetjen e tifozëve për kuqezinjtë. Duka u përball edhe me dilemën Sylvinho apo Maran dhe iu përgjigj se më i miri është ai që është trajner i Kombëtares për momentin.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin e saj, Rolando Maran. Ai vlerësoi eksperiencën e trajnerit italian dhe mbështetjen e tifozëve për kuqezinjtë.
Duka tha se trajneri është një nga ata që ka më shumë dhimbje koke gjatë ndeshjes, sepse mendon për lojën, lojtarët që do të hedhë në fushë dhe mënyrën se si do t’i përshtatet kundërshtarit. Ai shtoi se trajneri italian di si t’i përballojë dhe si të mos ua transmetojë presionin lojtarëve.
Presidenti i FSHF-së u ndal edhe te mbështetja e tifozëve, që kanë shteruar të gjitha biletat për sfidën e radhës në “Arenën Kombëtare”. Ai solli në vëmendje interesimin e madh në ndeshjen ndaj San Marinos, ku në stadium ishin të pranishëm rreth 17 mijë tifozë.
Duka u përball edhe me dilemën Sylvinho apo Maran dhe iu përgjigj se më i miri është ai që është trajner i Kombëtares për momentin. Ai tha se gjithmonë jep të njëjtën përgjigje për pyetjen e këtij lloji dhe se nuk bën dallime mes dy trajnerëve që kanë drejtuar Shqipërinë.
Në fund, presidenti i FSHF-së preku edhe një çështje të rëndësishme për të ardhmen e futbollit shqiptar, Ligjin e Sponsorizimeve. Duka zbuloi se ka marrë premtime nga kryeministri dhe ministri përgjegjës për sportin se ligji mund të konkretizohet brenda këtij viti.