Sport

Tifozët e Borussias së Dortmundit kundër festimit të golit të Nmecha në Gjermani

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Tifozët e Borussias së Dortmundit kanë reaguar me polemika pasi mesfushori Felix Nmecha festoi dy golat në fitoren e klubit ndaj Elversberg, duke u bërë pjesë e një grupi i quajtur "Futbollistë në Zot" që është akuzuar për qëndrime homofobe dhe diskriminuese.

Foto nga burimi: ‘Lojtarë në Zot’/ Polemika në Gjermani, tifozët e Borussias së Dortmundit kundër festimit të golit të Nmecha

Një festim, një përkatësi te një grup futbollistësh të bashkuar nga besimi në Zot, polemikat e tifozëve…Në Gjermani është krijuar një çështje për mënyren sesi mesfushori Felix Nmecha festoi dy golat në fitoren e Borussia Dortmund ndaj Elversberg.

Ai kreu gjestin e vendosjes mbi kokë të një kurore të marrë nga koka e një personi tjetër – i ashtuquajturi “Kthimi i Mbretit” – siç u shprehën edhe tifozët e vetë klubit verdhezi ku aktivizohet Nmecha.

Futbollisti duket se është pjesë e grupit ‘Futbollistë në Zot’ i themeluar nga ish lojtari i Crystal Palace, John Bostock dhe që sipas një hetimi të fundit nga televizioni ARD kishte qëndrime homofobe dhe diskriminuese.

‘Qëndrim në kundërtshtim me vlerat e tolerancës dhe respektit kundrejt diversitetit të Borussias-deklaron shoqata e tifozëve të Borussia Dortmund ndërkohë që vjen edhe kundërpërgjigjja e ‘Ballers in God’: ‘Duam të tregojmë dashuri dhe respekt ndaj të gjithëve’.

As saktësimi i vetë Nmecha nuk shërbeu për të shuar këta polemika: ‘Qëllimi nuk ishte të promovohej intoleranca, diskriminimi apo urrejtja e çdo lloj forme’-theksoi Nmecha.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.