De Sousa: Biznesi ka një rol të drejtpërdrejtë në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE-së
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar Progres-Raportin e KE për vitin 2026 para komunitetit të biznesit në Shqipëri.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar Progres-Raportin e KE për vitin 2026 para komunitetit të biznesit në Shqipëri. Në një postim në llogarinë e saj në X, de Sousa shkruan se biznesi ka interes të drejtpërdrejtë në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë takimit u diskutuan çështje të cilat formësojnë mjedisin e biznesit, si sundimi i ligjit dhe konkurrenca e ndershme. De Sousa theksoi se "çmimi është qasja në tregun e vetëm të BE-së. Arritja atje është një përpjekje e përbashkët". Biznesi ka një rol të drejtpërdrejtë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe ka shumë për të fituar prej saj.