Lewis Hamilton në mbështetje të ndihmave humanitare për Gazën
Lewis Hamilton vizitoi pikën kufitare të Rafahut për të vëzhguar mënyrën se si Egjipti merr ndihmat humanitare për Gazën dhe mbështet popullsinë palestineze të Rripit të Gazës.

Lewis Hamilton, 7 herë kampion i botës në Formula 1, vizitoi pikën kufitare të Rafah për të vëzhguar mënyrën se si Egjipti merr ndihmat humanitare për Gazën dhe mbështet popullsinë palestineze të Rripit të Gazës. Hamilton mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Arish, ku u prit nga guvernatorit të Sinait të Veriut, gjenerali Khaled Megaëer. Ai do të vizitojë edhe magazinat e Gjysmëhenës së Kuqe Egjiptiane në Arish, ku skuadrat merren me përgatitjen dhe koordinimin e ngarkesave të ndihmës së shpejtë përpara dërgimit të tyre në Gaza. Në pikën kufitare të Rafah, Hamilton përshëndeti punonjësit humanitarë me përshëndetjen arabe "Al-Salamo Alaykom", që do të thotë: 'paqja qoftë me ju'. Britaniku shtrëngoi duart dhe shkëmbeu disa fjalë me punëtorët dhe funksionarët e pranishëm. Hamilton është shprehur disa herë për krizat humanitare dhe konfliktet në rajon duke bërë apele për paqe. Në rrjetet sociale, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka publikuar shpesh materiale për fëmijë që kanë mbetur të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza duke kërkuar armëpushim. Po kështu Hamilton ka thënë fjalën e tij edhe për konfliktet e tjerë. "Besoj se duhet të impenjohemi për çlirimin e Kongos, të Sudanit, të Sirizë dhe të Palestinës. Shpresoj me të vërtetë që herët a vone të arrihet një paqe e qëndrueshme dhe e përhapur kudo", tha Hamilton muajin e kaluar.