Robert Duka: Nuk kam lidhje me grabitjen e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit
Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e Komunës së Parisit, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria.

Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e Komunës së Parisit, ka deklaruar para gjykatës se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria. Ai ka pretenduar se automjeti i shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilin prokurori e ka paraqitur si provë, nuk e lidh atë me grabitjen. I dyshuari ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa gjykata po shqyrton kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.