Bota

Gianni Infantino, tjetër problem në horizont, Kongresi i SHBA mund t’i kërkojë llogari për raportet e tij me Trump

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, është në një situatë të vështirë pasi Komisioni i Drejtësisë i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan po heton raportet e tij me presidentin Donald Trump.

Foto nga burimi: Gianni Infantino, tjetër problem në horizont, Kongresi i SHBA mund t’i kërkojë llogari për raportet e tij me Trump

Një tjetër problem shfaqet në horizont për Gianni Infantino. Sipas të përditshmes britanike ‘The Telegraph’, presidenti i FIFA do të duhet të paraqitet në Kongresin amerikan, me shumë mundësi duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm për të qartësuar raportet e tij me presidentin Donald Trump dhe, nëse do të ketë ndonjë kërkesë zyrtare, ai do të duhet të dorëzojë të gjithë dokumentat e lidhjeve që ka pasur me SHBA gjatë këtyre viteve e sidomos ato me shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Dhe e gjithë kjo ndodh në mesin e fushatës së tij elektorale për rizgjedhjen e tij në krye të FIFA në zgjedhjet që do të mbahen në 18 mars të vitit të ardhshëm në Rabat të Marokut.

Komisioni i Drejtësisë të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, që nga muaji korrik po heton për raportet mes tyre. Ndër çështjet që komisioni po shqyrton në mënyrë më të thelluar është edhe rasti i punonjëses shtëpiake të punësuar në rezidencën e Infatinos në Majami. Sipas ‘The Telegraph’, presidenti i FIFA i kishte kërkuar Carlos Cordeiros, ndërmjetësit të tij të privilegjuar pranë administratës amerikane, të ndërhynte për të lehtësuar pajisjen me leje pune të punonjëses emigrante që shërbente në rezidencën e tij luksoze.

Raportet personale dhe institucionale mes Gianni Infantinos dhe Donald Trump kanë qenë edhe më parë në qendër të vëmendjes publike; që nga dhënia e çmimit ‘Fifa Peace Prize’ për shefin e Shtëpisë së Bardhë e deri te anulimi i skualifikimit të sulmuesit amerikan Balogun në mënyrë që të luante ndaj Belgjikës, pas një telefonate mes Trump e Infantinos.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.