Neymar i ofron avionin privat për të qenë pranë familjes së Ronyt pas vrasjes së babait të tij
Neymar është ofruar avionin privat të tij për të lehtësuar udhëtimin e Ronyt dhe familjes së tij drejt vendlindjes, pas vrasjes së babait të futbollistit brazilian.

Babai i Ronyt u vra me thikë në Brazil. Ylli i Santosit vuri në dispozicion avionin e tij privat, për t’i mundësuar futbollistit dhe familjes udhëtimin sa më të shpejtë drejt vendlindjes. Sulmuesi brazilian po përjeton një dhimbje të madhe pas vrasjes së babait të tij, Marigerson Barbosa Carneiro, 72 vjeç, i cili u godit për vdekje me thikë të hënën, më 9 nëntor, në Terra Alta, në shtetin Pará të Brazilit.
Sapo mësoi për tragjedinë, Neymar nuk hezitoi të ndihmonte. Ylli i Santosit i vuri në dispozicion avionin e tij privat Ronyt dhe familjes së tij, duke u mundësuar të udhëtonin sa më shpejt drejt Pará-s për të qenë pranë të afërmve. Rony e bëri publikisht falënderimin përmes rrjeteve sociale, ku shprehu mirënjohjen për gjestin dhe solidaritetin e shokut të skuadrës. Ai falënderoi gjithashtu Santosin, trajnerin Cuca dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira.
Klubi brazilian reagoi me një mesazh ngushëllimi dhe i dha futbollistit leje të qëndrojë pranë familjes për aq kohë sa të ketë nevojë, pa vendosur një datë për rikthimin e tij në stërvitje. Ndërkohë, autoritetet braziliane vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes, ndërsa motivi i ngjarjes nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.