Shkeljet në markete: Ushqime pa etiketë dhe produkte pa informacion
Top Channel ka bërë një vëzhgim në një supermarket të Tiranës dhe ka zbuluar se ushqimet me origjinë shtazore shkojnë në shportën e konsumatorit pa asnjë etiketë informuese.

Në Shqipëri, ligji i ushqimit dhe VKM e viti 2018 për etiketimin nuk respektohet as nga tregtarët dhe as nga inspektorët e AKU. Mungesa e kontrollove bën që raftet e marketeve të mbushen me produkte ushqimore që japin informacion të cunguar mbi përbërësit e ushqimeve të paketuara.
Etiketa është pasaporta e produktit ku me atë të dhënave qytetarët duhet të marrin garanci dhe siguri. Ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani, ka thënë se ushqimet me origjinë shtazore shkojnë në shportën e konsumatorit pa asnjë etiketë informuese. "Po marrim këtë mishin: as gjoks nuk e ka të shkruar, por vetëm gjoks pule. Kaq informacion ka. Ky produkt nuk ka asnjë lloj elementi që të çojë drejt sigurisë, për të mos folur më pas për cilësinë", tha Vuksani.
Nëse i referohemi ligjit të ushqimit ndaj biznesit që tregton produktin pa etiketë ndërmerren masa administrative nga 100-300 mijë lekë. Por ndëshkimi i tregtuesve të produkteve ushqimore të pasigurta nuk përfundon vetëm tek gjoba, shkelësit e ligjit mund të ngarkohen edhe me përgjegjësi penale. Ku "mashtrimit për produktet ushqimore" dënohet me heqje lirie nga 3-10 vite burg. Por ligjet e ashpërsuara nuk kanë ndaluar shitjen e produkteve të dyshuara.
"Legjislacioni shqiptar përcakton qartë që, nëse një produkt me origjinë shtazore i shtohet një produkt me origjinë bimore, atëherë ky quhet produkt i përbërë dhe kjo duhet të shënohet në etiketë. Për fat të keq, në Shqipëri ne kemi dështuar të mësojmë dhe të analizojmë sasinë e vajit të palmës në produkte", tha Vuksani.
Por ka edhe nga ato produkte që nuk u mungon paketimi, por etiketimi. Ndërsa ka produkte që në raft mban emërtimin si produkt sallami, por etiketa thotë të kundërtën. Mashtrimit te lëngjet e frutave që konsumohen nga fëmijët bëhet edhe më i sofistikuar kur në pamjen ballorë të produktit shënohet prodhim 100% lëng frutash, por etika e vendosur mbrapa produktit tregon të vërteten, edhe pse ky informacion jepet me shkronja tepër të vogla për tu dalluar me sy të lirë.
Shitja e këtyre produkte bëhet në të gjithë OBU të Shqipërisë, dhe kjo bëhet me miratimin e AKU, që lejon prodhimin, importimin dhe tregtimin e ushqimeve të pasigurta që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit.