Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga drejtësia e pavarur
Kryeministri Edi Rama tha se për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga drejtësia e pavarur në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, me ftesë të Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku mban një fjalë përpara një audience ekspertësh të çështjeve europiane dhe të Ballkanit, si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.
“Ka diçka shumë të rëndësishme në gjuhën e raportit të KE, që për herë të parë nuk flet më për korrupsion gjerësisht të përhapur, por thotë se korrupsioni mbetet shqetësim. Pra ka përparim real.
Që në 1912 kur Shqipëria shpalli pavarësinë dhe nisi të ishte një shtet, nuk ka pasur kurrë një rast kur dikush me pushtet është gjykuar nga një gjyqtar i pavarur. Ka pasur ministra që janë vrarë a varur, por jo nga një gjyqësor i pavarur.
Gjatë sistemin demokratik nuk kemi pasur asnjëherë gjyqësor të pavarur. Me reformën bëmë të mundur heqjen dorë të të mbërthyerit të drejtësisë nga politika. Tani shpata e drejtësisë po kërkon kokat e mëdha në pushtetin politik, nuk është e lehtë për tu përballur, por është më e mira e mundshme.
E vetmja gjë është që të vazhdojmë përpara, nuk ka më mbrojtje për askënd që del përpara drejtësisë. Ka tejkalime gjyqësore dhe gjëra të ngjashme, por kjo është pjesë e procesit. Marrëdhëniet me Greqinë janë të shkëlqyera, por jemi fqinjë dhe mes fqinjësh ka gjithnjë mundësi për diskutime e debatesh.
Kemi një çështje të pazgjidhur për kufirin detar, por kemi rënë dakord për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare dhe do të zgjidhet nga një palë e tretë. Sot edhe partitë tradicionale po vihen gjithnjë e më tepër nëse duhet të punojnë me ekstremet”, tha Rama mes të tjerash.