Napoli dhe De Bruyne ndajnë rrugët në janar? Liga Holandeze, në horizontin e mesfushorit
Kevin De Bruyne, mesfushori i Napolit, mund të lëshojë skuadrën italiane në janar, duke u transferuar në PSV Eindhoven të Holandës.

PSV Eindhoven ëndërron një goditje në merkato; Kevin De Bruyne. Sipas asaj që publikohet në median holandeze, klubi nga Eindhoven ka vënë në shënjestrën e tij, mesfushorin belg të Napolit. Stafi i De Bruyne kanë hyrë në kontakte dhe klubit të Eredivisie me mesfushorin që nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi të tij në merkaton e janarit. Është kjo një tjetër shenjë se mes belgut dhe Napolit nuk lindi kurrë një dashuri e vërtetë dhe tani pas 1 viti e gjysmë aventura e De Bruyne te skuadra napoletane duket se është drejt fundit.
Nga ana e tij, Napoli nuk ka ndërmend të bëhet pengesë; nëse De Bruyne do të kërkojë të ndryshojë ambient, do t’i plotësohet dëshira. Kjo edhe sepse, belgu erdhi te Napoli me parametra zero, një detaj ky që i lejon drejtuesit e klubit italian që të pranojnë largimin e tij edhe pa ndonjë përfitim financiar edhe pse kontrata e belgut skadon në 2027 dhe ka edhe një opsion për rinovimin e saj.
Me largimin e De Bruyne, Napoli do të kursente pagën e futbollistit që është rreth 6 milionë euro neto dhe do të zgjidhte edhe ‘problemin’ e dhomës së zhveshjes; nuk është një mister që mesfushori nuk ka krijuar një lidhje të fortë me skuadrën, ambientin dhe qytetin. Dhe zënka në mesin e fushës me Lucca në ndeshjen me Porton, mund të ketë krisur përfundimisht raportet me grupin.
Në krahun tjetër, PSV Eindhoven nuk e ka për herë të parë që përfshihet në operacione të tilla; nga Perisic te Goetze, holandezët kur bëhet fjalë për talente, nuk e shohin shumën e moshës. Për më tepër, pa Veerman e Saibari që tashmë janë pjesë e Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut, mesfusha e skuadrës ka nevojë për përforcime; De Bruyne në ‘Philips Stadion’ do të mund të kthehet të luajë në zonat e avancuara të mesfushës, aty ku ndihet më mirë. Kështu, topi tani është në fushën e belgut që duhet të vendosë nëse do të rifitojë zemrat në Napoli apo të kërkoja fatin në Holandë.