Ekonomi

Çmimet e karburanteve ndryshojnë sërish, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend.

Foto nga burimi: Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Nga sot, ora 18:30, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 210 lekë për litër, benzina me 165 lekë, ndërsa gazi për automjete me 71 lekë për litër.

Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës, në kuadër të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 165 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 153 lekë/litër.

Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 114 lekë/litër.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.