"Sfida më e madhe e Ramës: Balluku dhe Rama në një luftë politike të ashpër"
Gazetari Arbër Hitaj thotë se sfida më e madhe e kryeministrit Edi Rama është qëndrimi i tij ndaj Belinda Ballukut dhe figurës së saj politike.

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, komentoi zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe sfidat me të cilat pritet të përballet kryeministri Edi Rama në prag të fushatës së ardhshme elektorale. Sipas Hitajt, një nga sfidat kryesore të Ramës do të jetë qëndrimi që do të mbajë ndaj Belinda Ballukut dhe figurës së saj politike, në një kohë kur ajo është në qendër të zhvillimeve që lidhen me SPAK-un. “Beteja kryesore është Tirana. Kam një burim për një ministër që do lërë postin. Andi Salla, ministër për Elbasanin. Ka qenë në Cërrik, tani do të shkojë në këtë super Bashki”, tha Hitaj. Sfida më e madhe do konfirmohet është ajo mes Belinda Ballukut dhe Edi Ramës. Ka patur një përplasje verbale te mbledhja e qarqeve, ku Rama tha të japin drejtoret dorëheqjen, e kishte për ato ARRSH, dogana, OSHEE, këto të mëdhatë. Pas këtij takimi, Balluku e ka takuar Ramën dhe ka thënë me këto drejtorë mbaj deputetët. Kërcënim indirekt. Sfida më e madhe të largojë këto që janë në SPAK apo për SPAK. Aty do duket ça do bëjë Rama për zgjedhjet që vijnë. Duke zbehur apo jo figurën e Ballukut. Do marrë frenat e fushatës apo do vijojë me ato që ka patur në të kaluarën. Unë mendoj se nuk do ketë një zbehje të Ballukut. Kjo do jetë pika më e fortë e kësaj Asambleje”, tha Hitaj.