Deputetët e PD-së që do të "dhegjin" mandatin në zgjedhjet e 9 majit
Gazetari Juxhin Mustafaraj ka zbuluar emrat e deputetëve të PD-së që do të "dhegjin" mandatin në zgjedhjet e 9 majit.

Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit, duke orientuar degët në të gjithë vendin të identifikojnë kandidaturat e mundshme për bashkitë. Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka dhe kryetari i PD Sali Berisha kanë shpërndarë një udhëzim që orienton degët e Partisë Demokratike të nisin punën për evidentimin e kandidaturave që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 9 majit. Kandidaturat nuk do të kufizohen vetëm brenda emrave të PD-së, por edhe figura nga shoqëria civile dhe bota akademike do të kenë mundësinë të kandidojnë. Z.Gjin Gjoni, në Bashkinë e Lezhës, pritet të heqë dorë nga mandati i tij dhe do të kandidojë në zgjedhjet e 9 majit, ndërkohë që z.Xhelal Mziu pritet të kandidojë në Bashkinë e Kamzës.