Sofascore: Asllani më i miri, Hysaj dhe Muçi e pasojnë në notat e Kombëtares
Sofascore ka dhënë notat e saj për ndeshjen e Kombëtares shqiptare në Nations League, ku Asllani është vlerësuar me 8.1, ndërsa Hysaj dhe Muçi me 7.9.

Kombëtarja shqiptare bëri një paraqitje të shkëlqyer në Arenën Kombëtare duke mposhtur Finlandën me rezultatin 2-0 në Nations League. Sofascore, portali i specializuar i statistikave, ka dhënë notat e saj pas kësaj ndeshjeje, ku skuadra në total është vlerësuar me një notë shumë të lartë, 8.05.
Kristjan Asllani është vlerësuar me notën më të lartë, 8.1, ndërsa Elseid Hysaj dhe Ernest Muçi janë vlerësuar me notën 7.9 për performancën e tyre në këtë ndeshje. Pjesa tjetër e skuadrës ka marrë notat mjaft të larta, me shumicën e tyre që janë vlerësuar me një notë mbi 7. Vetëm Ramadani është vlerësuar me 6.9.
Tani Kombëtarja shqiptare ka edhe një ndeshje të fundit në këtë edicion të Nations League, atë me Bjellorusinë që do të luhet në Budapest. Një barazim do t’i mjaftojë për të vulosur vendin e parë në Grupin C1.