Manjani: Rama nuk ka folur për Veliajn, ndryshimi në SHISH nuk do të ndryshojë gjë
Juristi Ylli Manjani ka thënë në emisionin "Now" në Euronews Albania se përlasja dhe armiqësia mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është bërë publike vetëm nga ky i fundit. Manjani ka thënë se Rama nuk ka folur publikisht për këtë përplasje dhe nuk pret të flasë për sa kohë që llogaritë politike i tregojnë se një qëndrim i tillë nuk i sjell përfitelektorale.

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin "Now" në Euronews Albania se përlasja dhe armiqësia mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është bërë publike vetëm nga ky i fundit. Sipas Manjanit, Rama nuk ka folur publikisht për këtë përplasje dhe nuk pret të flasë për sa kohë që llogaritë politike i tregojnë se një qëndrim i tillë nuk i sjell përfitelektorale.
"Veliaj mund të thotë se ka qenë në burg dhe s'e urdhëron dot bashkinë, por që gjithë bashkia ka qenë në protestë, ky është fakti. Por nuk kemi pasur ndonjë armiqësi nga Rama në këtë pjesë. Edhe te debati se kush është Nesti Angoni, nuk besoj se mund të akuzojmë se është Edi Rama njeriu që ka hyrë në këtë debat. Vijmë te interesin publik. Gjëja me normale është që këto armiqësi do ta kishin zgjidhur me kohë dhe do të ishte harruar. Nuk mund të marrësh vendimin të shpallësh armik dikë para zgjedhjeve, vetëm nëse kjo t'ia shton vota në zgjedhje. Është një kalkulim politik dhe ai që humbet këtu është Erion Veliaj, se ai është i ikur nga PS-ja. Gjithsesi, ishte mandati i fundit i tij, ishte i ikur politikisht. Deri më sot, ka dalë hapur Veliaj, Rama nuk ka folur. Unë pres që Rama të mos flasë. Nuk ka logjikë politike, do të flasë vetëm nëse llogaria politike i tregon se armiqësia ndaj Veliajit do t'i japë vota", tha Manjani.
Manjani ka komentuar edhe emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), në vend të Vlora Hysenit. Manjani shprehu kritika ndaj institucionit, duke theksuar se operacionet e zhvilluara në Shqipëri janë realizuar falë partnerëve ndërkombëtarë dhe se sipas tij SHISH-i është ende larg standardeve që duhet të përmblidhë.
"Të gjitha operacionet që janë organizuar në Shqipëri janë bërë falë partnerëve tanë. Ky institucion është shumë larg të qenit aty ku duhet të jetë. Kjo është shumë më e madhe dhe më e rëndë se çfarë ka bërë Vlora Hyseni apo çfarë mund të bëjë Esmeralda Hasani. Unë po ju them faktin. Nëse ju duket relativizues fakti, vazhdoni. Problemi është nëse duam të ndryshojmë, ndryshimi duhet të jetë ndryshe, nuk është ndryshim që erdhi njëra dhe iku tjetra", u shpreh Manjani.