Drejtori i spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë në spitalin që drejtonte
Drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja, është shtrohet me urgjencë në spitalin që drejtonte, pasi u arrestua një ditë më parë.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i arrestuar një ditë më parë, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Për shkak të komplikacioneve shëndetësore, ai është transportuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Rajonal të Fierit, të njëjtin institucion që drejtonte deri në momentin e arrestimit. Sipas burimeve nga spitali, Arben Voja ndodhet në katin e dytë të këtij institucioni, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.