Pagat rriten në Shqipëri për shkak të mungesës së stafit
Pagat në Shqipëri po rriten për shkak të mungesës së stafit, sipas Bankës së Shqipërisë.

Pagat në Shqipëri po rriten, por kjo nuk është vetëm një zgjerim i aktivitetit ekonomik. Bizneset po përballen me mungesën e punonjësve dhe janë detyruar të ofrojnë paga më të larta për të tërhequr dhe mbajtur fuqinë punëtore.
Raporti i Bankës së Shqipërisë konfirmon një treg pune të shtrënguar dhe mungesë të vazhdueshme të punonjësve. Ndërsa raportet e INSTAT tregojnë për një rritje të pagës mesatare mujore bruto dhe një rritje të punësimit në sektorin privat jobujqësor me 2.3% dhe papunësia në zbritje në 8.3%.
Ekspertët shprehen se në kushtet kur oferta e fuqisë punëtore nuk arrin të përmbushë kërkesën e bizneseve, rritja e pagave po kthehet në një domosdoshmëri për të mbajtur aktivitetin ekonomik. Banka e Shqipërisë rendit emigrimin e fuqisë punëtore si problem kryesor dhe e klasifikon si një rrezik që po godet rritjen ekonomike dhe po destabilizon shumë sektorë në vend.