Aktualitet

Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Gruaja shqiptare arrestohet në kufirin greko-shqiptar me 86 kg marijuanë, një sasi e madhe e drogës.

Foto nga burimi: Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

Një grua shqiptare u arrestua mëngjesin e së premtes në Igumenicë me një sasi të madhe marijuane. Sipas Policisë, si pjesë e kontrolleve të synuara, makina që po drejtonte gruaja dhe që i përkiste asaj u ndalua. Brenda u gjetën 80 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 86 kg e 438 gramë. Droga dhe automjeti u konfiskuan, ndërsa ndaj gruas së arrestuar u ngrit një çështje penale. Droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe do të futej në brendësi të tokës greke. Shqiptarja pritet të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë. Kohët e fundit ka një riaktivizim të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi. Policia greke ka kapur në 15 muajt e fundit rreth 1.4 ton marijuanë në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selanik. Rastet më të shumta kanë qenë ato të trafikut nga Saranda në Igumënicë, ku pothuaj gjysma e sasisë së kapur në zonat e Greqisë është trafikuar nga kjo linjë. Madje në një rast në Igumenicë është kapur edhe një skaf i ngarkuar me drogë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.