Kosovë & Rajon

Debati për ilaçet në Kosovë/ Opozita akuzon qeverinë për mungesë barnash

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, pranoi se ka pasur mungesë në furnizim me ilaçe, por e kundërshtoi akuzën për "vjedhje" me tenderët për furnizim me barna esenciale. Deputetët opozitar kanë vazhduar të akuzojnë Ministrinë e Shëndetësisë për "vjedhje" me tenderët për furnizim me barna esenciale dhe kanë kërkuar përgjegjësi për mungesën e terapisë në onkologji që rezultoi edhe me vdekjen e një pacienteje.

Foto nga burimi: Debati për ilaçet në Kosovë/ Opozita akuzon qeverinë për mungesë barnash, ndërsa ministri Vitia pranoi problemin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, pranoi se ka pasur mungesë në furnizim me ilaçe, por e kundërshtoi akuzën për "vjedhje" me tenderët për furnizim me barna esenciale. Deputetët opozitar kanë vazhduar të akuzojnë Ministrinë e Shëndetësisë për "vjedhje" me tenderët për furnizim me barna esenciale dhe kanë kërkuar përgjegjësi për mungesën e terapisë në onkologji që rezultoi edhe me vdekjen e një pacienteje.

Deputetët kanë kërkuar përgjegjësi nga Vitija për rastin e pacientes e cila për katër muaj u përball me mungesë të terapisë dhe mungesën e barnave për trajtimin e kancerit të gjirit e që më pas ndërroi jetë. Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës tha se pagesat për shërbimet shëndetësore i çojnë deri në varfëri qytetarët e vendit. Ismaili duke folur për rastin e vdekjes së pacientes me kancer, tha se shteti ka dështuar në sigurimin e terapisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, derisa ka pranuar që ka pasur mungesë, tha se kjo ka ardhur për shkak të dështimit të tenderëve në furnizim. Në vazhdimin e seancës plenare, këtë të premte u ratifikuan katër marrëveshje ndërkombëtare, ndërkohë që pasdite do të diskutohet edhe për energjinë dhe pritet që të votohet Ligji për Specialen, pasi PDK-ja ka kërkuar rrëzimin e vetos së presidentes në mënyrë që ligji të fuqizohet menjëherë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.