Aktualitet

Foda: Mungesat në mbrojtje, por besoj se lojtarët që kemi në dispozicion mund të na ndihmojnë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Trajneri i kombëtares shqiptare, Franco Foda, ka thënë se Kosova do të luajë ndaj Izraelit në sfidën e radhës për Nations League. Ai ka pranuar mungesat në mbrojtje, por beson se lojtarët që ka në dispozicion mund të ndihmojnë skuadrën.

Foto nga burimi: Kosova pret Izraelin, trajneri Foda pranon mungesat në mbrojtje, por beson te lojtarët që ka në dispozicion

Trajneri gjerman pranoi mungesat që ka në repartin e mbrojtjes, por shprehu besimin te futbollistët që ka në dispozicion pasi ka alternativa të vlefshme. "Është e vërtetë, kemi disa mungesa në mbrojtje, mirëpo këto duhet t’i tejkalojmë, kemi parë që Dellova, Krasniqi mungojnë, por kemi mjaftueshëm lojtarë dhe ne iu besohmë të gjithë lojtarëve që i kemi në dispozicion, e kanë besimin maksimal dhe e mira e kësaj është se mund të kemi ndonjë surprizë dhe mund të ketë ndonjë lojtar i cili mund të aktivizohet", tha Foda. Foda foli edhe për gjendjen e fushës në 'Fadil Vokrri' për të cilën kishte kritika në ndeshjen ndaj Austrisë. "Fusha tani është në gjendje shumë më të mirë se sa për ndeshjen kundër Austrisë dhe tani kundërshtarët tanë, lojtarët e Izraelit nuk kanë arsye se për çfarë të ankohen", shtoi Foda. Një çështje tjetër që përmendi Foda është edhe ajo që ka të bëjë me futbollistët e rinj që i janë bashkuar Kosovës duke vlerësuar integrimin e tyre. "Të gjitha prurjet e reja që i kemi ftuar do të jenë për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës -tha Foda- qoftë Kamberi, Enisi apo Kurtulusi janë integruar mjaft mirë në ekip, gjë që e ka vlejturpritje n tonë pasi ne i kemi ndjekur në vazhdimësi, edhe në të kaluarën i kemi ndjekur, dhe të gjithë lojtarët na kanë dhënë përshtypje shumë të mirë gjatë stërvitjeve dhe mund të ndodh që ndonjëri prej tyre të jetë në fushë në formacionin startues". Në fund, Foda nuk e fshehu u shpreh kwnaqwsinw për vendimin e Lutfi Dalipit për ta zgjedhur tw luajw me kombwtaren e Kosovës. "Sigurisht që jam shumë i lumtur, kemi qe shumë gjatë në kontakt me Lutfi Dalipin dhe jam shumë i lumtur që i ka thënë 'PO' Kosovës", tha Foda.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.