Tare zbulon emrat e pesë futbollistëve që kishte siguruar për Milanin
Ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka zbuluar emrat e pesë futbollistëve që kishte siguruar për sezonin 2026/2027. Mes tyre ishin Gila, Gonçalo Ramos, Doumbia, Valdepenas dhe Leon Goretzka.

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka zbuluar emrat e pesë futbollistëve që kishte siguruar për sezonin 2026/2027. Mes tyre ishin Gila, Gonçalo Ramos, Doumbia, Valdepenas dhe Leon Goretzka.
Tare ka folur për transferimet e realizuara, lojtarët që kishte planifikuar të afronte dhe raportin me disa prej futbollistëve të skuadrës. Ai ka zbuluar se Luka Modric ishte një nga futbollistët që e kishte bindur personalisht për t’u bashkuar me Milanin.
“Modric ishte ai që më bindi. Kishte një dëshirë të jashtëzakonshme për të ardhur te Milani. Përpara se të shkoja ta takoja, doja të bënim një videotelefonatë, sepse nuk mund ta besoja. Pas pesë minutash në Milano kuptova se ishte lojtari që na mungonte. Jo vetëm për cilësitë në fushë, por edhe për karakterin dhe personalitetin. Skuadrës i mungonte një figurë e tillë”, tha Tare.
Tare ka zbuluar gjithashtu se ai kishte siguruar pesë lojtarë: Gilan, Ramosin dhe Doumbian. Pastaj ishte Valdepenas, i cili përfundoi te Fiorentina. Kishim nevojë për një përzierje mes futbollistëve të rinj, me perspektivë të madhe për të ardhmen, dhe atyre që ishin gati të jepnin kontributin e tyre menjëherë. Emri i pestë ishte Goretzka.
Tare ka folur edhe për Rafael Leao-s, duke thënë se ai ishte një djalë i jashtëzakonshëm, të cilin e kishte dashur vërtet. Por ishte lojtari nga i cili të gjithë prisnim më shumë. Mendoj se futbolli nuk ishte më përparësia e tij kryesore. Më dukej se mendonte më shumë për jetën jashtë fushës: muzikën, modën… Megjithatë, nuk e vura kurrë në dyshim lidhjen e tij me Milanin. Ai e donte këtë klub dhe vuante kur nuk arrinte të performonte. Kishte gjithashtu probleme fizike dhe shpesh luante sikur të kishte frenat e tërhequra.