Arrestohet 23-vjeçari që plagosi rëndë një 38-vjeçar në Rrëshen
Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi akuzohet se plagosi rëndë një 38-vjeçar në Rrëshen. Ai ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg".

Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e tij 31-vjeçar ka plagosur rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar në Rrëshen. I riu ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, ndërsa vijon puna për kapjen e vëllait të tij, i cili është ende në kërkim. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Gj., 23 vjeç, banues në Ndërfushaz, Rrëshen. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. 23-vjeçari akuzohet se më datë 27.10.2026, në Rrëshen, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin J. Gj., 31 vjeç, ka goditur me mjete të forta, shtetasin E. Gj., 38 vjeç. Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.