Himni i Izraelit mbytet me vërshëllima në "Fadil Vokrri" për herë të tretë
Himni i Izraelit është pritur me vërshëllima në stadiumin "Fadil Vokrri" për herë të tretë në një ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Ndeshja e Kosovës kundër Izraelit në Ligën e Kombeve u hap me një skenë të njohur në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Sapo nisën tingujt e himnit izraelit, tifozët e pranishëm në stadium reaguan me fishkëllima dhe vërshëllima.
Kjo është hera e tretë që ndodh diçka e tillë në "Fadil Vokrri". Edhe në nëntor të vitit 2023, kur Kosova dhe Izraeli u përballën në Prishtinë në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2024, himni i skuadrës mike u prit me vërshëllima nga tribunat. Një episod që tashmë është bërë një element i pranishëm në ndeshjet e Kosovës në stadiumin "Fadil Vokrri".