Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS
Kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste, por deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko nuk e pranuan kërkesën duke thënë se "nuk duhen masa ekstreme".

Kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste, por deputetët Erion Braçe dhe Pandeli Majko nuk e pranuan kërkesën. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se deputetët nuk bënë shpjegim vote, por thanë se "thelbi është se nuk duhen masa ekstreme". Ata i dhënë të drejtë shqetësimeve të Ramës për Spiropalin.
Në Asamblenë e PS-së, pavarësisht kërkesës së Ramës për përjashtimin Spiropali-Ndreca, nuk pati asnjë votim. Këtë e pohoi edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, pas përfundimit të mbledhjes, duke deklaruar se "Spiropali është anëtare e PS".