Rama vendosi dhe Koçiun në drejtim të PS-së në Tiranë, reagon zv. kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi
Zv. kryeministrja, reagon për vendosjen e Koçiu në drejtim të PS-së në Tiranë.

Zv. kryeministrja, reagon për vendosjen e Koçiu në drejtim të PS-së në Tiranë. "Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kontratën e besës me qytetarët për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete, duke bërë më shumë e më mirë çdo ditë. Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS Tiranë. Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialist të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi, sepse pikërisht nga Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jepet shembulli i zhvillimit, krijohen mundësitë e reja për çdo familje dhe nis fitorja e Partisë Socialiste drejt #SHQIPËRIA2030", shkruan Koçiu.