Aktualitet

Bashkëshortja e De Bruyne: Sa më shpejt të largohemi nga Napoli, aq më mirë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Bashkëshortja e futbollistit Kevin De Bruyne, Michelle, ka shprehur dëshirën për të kthyer në Belgjikë dhe larguar nga Napoli.

Foto nga burimi: ‘Sa më shpejt të largohemi, aq më mirë’/ Bashkëshortja e De Bruyne ‘tërbon’ tifozët e Napolit

Një kthim në Belgjikë që duket se është gjithnjë e më pranë. Dhe për Napolin, fjalët e Michelle De Bruyne, bashkëshortes së Kevin, duken si një paralajmërim. Në një intervistë të dhënë për revistën NINA, Michelle De Bruyne tregoi për jetën në Itali, me vështirësitë që po has mesfushori belg për të dalë e jetuar normalisht edhe jashtë fushave të lojës. ‘Në Manchester, njerëzit ishin mësuar dhe thuajse nuk ia vinin re Kevinit -tregonte ajo- por në Napoli është ndryshe. Le të themi, sa më shpejt të largohemi, aq më mirë është’. Një situatë që ushqen gjithnjë e më shumë mallin për shtëpinë dhe dëshirën për të kthyer faqe. ‘Sigurisht, që e mendojmë së bashku të ardhmen -vijoi ajo- dhe gjithnjë e më shumë themi; do të kthehemi të jetojmë këtu në Limburg’. Është kjo intervistë e dhënë në muajin shtator, së cilës i shtohen zërat për një largim të mundshëm të De Bruyne, kanë ndezur tifozët e Napolit që u vërsulën te profili i bashkëshortes së futbollistit në Instagram duke bërë komente plot helm: ‘ Pyet Dries Mertens si jetohet këtu’, ‘Nëse nuk doni të qëndroni në Napoli edhe mund të largoheni, asnjë nuk ju detyron’, ‘Nuk ju mban askush me zor’, ‘Ndoshta ju bezdis dielli’, ‘Laj gojën përpara se të flasësh për Napolin’ etj . Ishin disa prej komenteve që lexohen te një prej postimeve të Michelle De Bruyne.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.