Aktualitet

Brazili humbet në miqësoren me Japoninë, Ancelotti dhe Raphinha ndëshkohen me karton të kuq

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Brazili u mposht nga Japonia në miqësoren e radhës me rezultatin 3-2, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti dhe futbollisti Raphinha u ndëshkuar me karton të kuq.

Foto nga burimi: Brazili humbet në miqësoren me Japoninë, Ancelotti e Raphinha ndëshkohen me karton të kuq

Brazili pati një ditë të errët në Singapor. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti u mposht nga Japonia në miqësoren e radhës me rezultatin 3-2. Pasi u gjend në disavantazhin e dyfishtë 2-0 pas golave të Kubo dhe Nakamura, Brazili arriti të barazojë shifrat në 2-2 falë dy golave të shkëlqyer të Vinicius. Por në minutat shtesë, Japonia shënoi golin vendimtar me Sakamoton.

Një gol që sipas brazilianëve që ishin në pankinë lindi nga një faull dhe kështu ata hynë në fushë për të protestuar. Ata që paguan pasojat e kësaj proteste ishin pikërisht trajneri Carlo Ancelotti dhe Raphinha, të dy të ndëshkuar me karton të kuq.

Pas ndeshjtes, trajneri italian i 5 herë kampionëve të botës nuk u tregua aspak i butë me deklaratat e tij ndaj arbitrit Jansen Foo. ‘Rezultati padyshim u kushtëzua nga arbitri që nuk diti të gjykojë ndeshjen -tha Ancelotti- por nuk është as faji i tij. Ishte një ndeshje e nivelit të lartë dhe unë mendoj se ai nuk kishte eksperiencën e duhur për të arbitruar ndeshje të tilla. Kartoni i kuq? Më ndëshkoi sepse tha se nuk isha në gjendje të kontrolloja stolin duke qenë se futbollistët hynë në fushë’, tha Ancelotti.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.