Maran: Mungesa e Ramadanit nuk më shqetëson, Muçi do të shohim nesër
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka thënë se nuk është i shqetësuar për mungesën e Ramadanit dhe se do të shohin gjendjen e Muçit nesër për të vendosur nëse do të jetë i gati për ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Një ditë përpara përballjes vendimtare me Bjellorusinë, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka dalë në konferencën për shtyp në Budapest, ku ka ndarë pritshmëritë e tij për këtë sfidë. Kujdesi i Maranit është për të konfirmuar vendin e parë në grup dhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë fazë të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë kanë në duart e tyre mundësinë për të konfirmuar vendin e parë në grup dhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë fazë të Ligës së Kombeve. Për teknikun italian, kjo është një ndeshje me shumë rëndësi, ku përtej rezultatit, Shqipëria synon të tregojë edhe një herë forcën dhe vazhdimësinë e saj.
Maran ka komentuar kundërshtarin, gjendjen e lojtarëve dhe pritshmëritë për takimin që do të zhvillohet në Hungari. "Mungesa e Ramadanit: Nuk jam i shqetësuar për mungesën e Ramadanit. Nesër do të ketë mundësi dhe shanse për lojtarë të tjerë që të jenë gati dhe të tregojnë vlerat e tyre.
Muçi: Nesër do të shohim gjendjen e Muçit. Ai nuk është stërvitur sot dhe do të bëjmë një vlerësim përfundimtar për të vendosur nëse do të jetë i gatshëm.
Kundërshtari: Ky kundërshtar na ka vendosur në vështirësi më shumë se të gjithë të tjerët në këtë grup. Ata kanë humbur vetëm ndaj nesh dhe kjo tregon se do të jetë një ndeshje e vështirë. Megjithatë, ne jemi gati dhe të vendosur. Kemi identitetin tonë dhe lojtarët janë gati të japin gjithçka për të marrë rezultatin që na nevojitet."