Protesta e studentëve në Tiranë: Kangjella në mes të rrugës dhe tabela reklamash të djegura
Studentët kanë organizuar një protestë kombëtare në Tiranë për herë të dytë brenda javës, duke marshuar drejt Zogut të Zi dhe Kryeministria. Protestuesit kanë djegur kosha dhe tabela reklamash, dhe kanë lënë shenjën e tyre në mes të rrugës.

Për herë të dytë brenda javës, studentët mblodhën forcat për protestë kombëtare brenda një kohe të shkurtër. Qëndrimi para Ministrisë së Arsimit nuk zgjati shumë, pasi dogjën koshat e mbeturinave dhe marshuan drejt Zogut të Zi, ku paralizuan qarkullimin. Bashkë me protestuesit marshonin edhe policët, por distanca u ruajt nga të dyja palët. Protestuesit vërshuan drejt Unazës së Vogël dhe stopuan tek Kryeministria, aty ku nuk munguan as tensionet pranë Kryesisë së Kuvendit. Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve. Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia angazhoi rreth 700 efektivë në terren. Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.