"Vajza e Putinit harton vaksinën që do të mposhtë plakjen dhe do të zgjatë jetën njerëzore"
Vajza e presidentit rus, Maria Vorontsova, është në krye të një programe të ambicioze për të zgjatur jetën njerëzore dhe të kapërcyer kufijtë biologjikë të plakjes. Ajo ka parashikuar investime prej më shumë se 2 trilionë rublash për të zhvilluar një vaksinë kundër plakjes dhe të rritur jetëgjatësinë njerëzore në 85 deri në 90 vjet.

Vajza e presidentit rus, Maria Vorontsova, është në krye të një programe të ambicioze për të zgjatur jetën njerëzore dhe të kapërcyer kufijtë biologjikë të plakjes. Ajo drejton Institutin e Kërkimeve dhe Edukimit Mjekësor në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është përfshirë në projekte shkencore të financuara nga shteti rus.
Strategjia e Vorontsova parashikon fillimisht shfrytëzimin e potencialit natyror të organizmit për të arritur një jetëgjatësi prej 85 deri në 90 vjet. Për këtë, ajo thekson rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme, kontrolleve të rregullta mjekësore dhe krijimit të zakoneve të mira që në fëmijëri.
Faza e dytë është shumë më ambicioze dhe synon ndërhyrjen në proceset biologjike që përcaktojnë plakjen. Sipas Vorontsova, përparimi në këtë drejtim mund të bëhet realitet në një ose dy dekadat e ardhshme, ndonëse deri tani shkenca ka ende kufizime të konsiderueshme.
Rusia ka parashikuar investime prej më shumë se 2 trilionë rublash për të zhvilluar një vaksinë kundër plakjes dhe të rritur jetëgjatësinë njerëzore në 85 deri në 90 vjet. Përveç trajtimeve kundër plakjes, shkencëtarët rusë po eksperimentojnë edhe me teknologji të avancuara për krijimin e indeve dhe organeve njerëzore. Synimi përfundimtar është që kjo teknologji të mundësojë zëvendësimin e organeve njerëzore deri në vitin 2030.