Aktualitet

Juventus-Calhanoglu, një interes 1-vjeçar, bardhezinjtë vazhdojnë të shpresojnë

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Juventus vazhdon të shpresojë për të rikthyer mesfushorin turk Hakan Calhanoglu, i cili është në fund të kontratës së tij me klubin italian.

Foto nga burimi: Juventus-Calhanoglu, një interes 1-vjeçar, bardhezinjtë vazhdojnë të shpresojnë

Juventus në rang drejtuesish është shumë ndryshe në krahasim me 1 vit më parë, por disa prioritete nuk ndryshojnë, sidomos nëse ati e kanë emrin Hakan Calhanoglu. Që në janar, klubi bardhezi kishte studiuar disponibilitetin e mesfushorit që në muajt e verës u tundua nga ideja për t’u larguar nga Interi edhe pese për një rikthim të mundshëm në Turqi.

Dhjetë muaj më vonë, në Torino skenari ndryshoi përsa i përket stafit, tani skuadra drejtohet nga Giovanni Carnevali i. ndihmuar nga Frederic Massara, por Calhanoglu mbetet një ide e fiksuar në mendjen e juventinëve. Në muajin qershor skadon kontrata e futbollistit me zikaltrit, por nëse nuk do të ketë një akord mes palëve, mes ofertave që do të vinin në drejtim të 33 vjeçarit është edhe ajo bardhezi por me kushtin që Juventusi që të kualifikohet në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

Sigurisht që Calhanoglu ka si prioritet bisedimet e rinovimit me Interin dhe po ashtu edhe vetë klubi dëshiron të zgjasë kontratën. Skadenca e re do të ishte viti 2029, por për momentin ka diferencë mes shifrave; tani turku përfiton 6.5 milionë euro neto plus bonuse dhe kërkesa e Oaktree për binomin Marotta-Baccin është ai që të ofrohet një pagë fikse më e ulët duke manovruar më shumë me variablat. Gjithsesi ndjesia është se nga të dyja palët ka optimizëm për firmën.

Por sipas ‘Tuttosport’ nëse diçka shkon keq, Juventus është gati t’i ofrojë një pagë pranë asaj të Yildiz(6 milionë euro në sezon) për të përsëritur strategjnë e tentuar verën e kaluar me Bernardo Silvën që më pas u transferua te Reali i Madridit duke shpresuar që këtë herë përfundimi të jetë më i mirë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.