Juventus, një skuadër në krizë, shtyhet kthimi i Ylidiz
Kthimi i futbollistit turk Kenan Yildiz në fushat e lojës së Juventusit është shtyhet. Nuk është e sigurt se ai do të jetë në dispozicion të skuadrës në mesin e dhjetorit.

Juventus, një skuadër në krizë, shtyhet kthimi i Ylidiz. Ishte parashikuar që Kenan Yildiz do të kthehej në fushat e lojës në dhjetor, por tani nuk është më e sigurt se futbollisti do të jetë në dispozicion të skuadrës në mesin e dhjetorit. U parashikua që kjo të ndodhte në 14 dhjetor në ndeshjen me Monzan, por kjo duket një hipotezë tepër optimiste, po ashtu edhe për raundin pasardhës, përpara Krishtlindjes, në ndeshjen shumë delikate me Romën. Ndoshta nuk është ende gati, ose sipas logjikës, mundet që klubi ta ruajë për turin e forcës së fillimit të vitit kur brenda 1 jave Juventus do të ketë ndeshjet me Bolognan, Torinon dhe Interin. Ateherë do të jetë më e qartë se cila do të jetë e ardhmja sezonale e bardhezinjve, por aktualisht është e qartë se ka një Juventus me Yildiz e një tjetër pa të.