"Babai i inteligjencës artificiale paralajmëron një fatkeqësi të mundshme: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vite"
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, njohur si "babai i inteligjencës artificiale", ka paralajmëruar se sistemet e inteligjencës artificiale mund të dalin jashtë kontrollit të krijuesve në tre vite. Ai ka thënë se vlerësimet e tij të mëparshme për rreziqet e teknologjisë ishin shumë më optimiste dhe se momenti kur sistemet e inteligjencës artificiale do të tejkalojnë aftësitë njerëzore mund të jetë shumë më afër sesa mendonte.

Hinton ka thënë se ai dëgjoi vlerësimet e Paul Cristiano, themeluesit të Qendrës së Kërkimeve Alignment, në Toronto të Kanadasë, dhe se ai u shqetësua nga perspektiva e tij. Cristiano vlerëson se ekziston një rrezik i lartë që inteligjenca artificiale të fitojë kontroll brenda tre viteve të ardhshme, duke paralajmëruar se pasojat e një zhvillimi të tillë mund të jenë katastrofike për njerëzimin.
Hinton ka thënë se ai planifikon t’ua përcjellë shqetësimet e tij zyrtarëve qeveritarë, duke kërkuar të nxjerrë në pah nevojën për t’iu përgjigjur menjëherë rreziqeve. Ai paralajmëroi se njerëzimi po zhvillon sisteme që së shpejti mund të kenë inteligjencë shumë më të madhe se e jona, pa ditur ende se si të sigurohet që ato të mbeten nën kontrollin e tij.
Cristiano ka paralajmëruar se rreziku nuk kufizohet vetëm në të ardhmen e largët, por se ekziston një mundësi e konsiderueshme për shfaqjen e problemeve serioze brenda gjashtë deri në dymbëdhjetë muajve të ardhshëm. Ai vlerëson se kalimi në një situatë ku inteligjenca artificiale luan rolin kryesor mund të kushtojë jetë njerëzore.
Në fakt, Cristiano ka bërë një vlerësim jashtëzakonisht shqetësues, duke thënë se për shumë nga të pranishmit shqaku më i mundshëm i vdekjes mund të jetë një aksident i lidhur me inteligjencën artificiale. Ai ka argumentuar se sjelljet që deri vonë do të konsideroheshin skenarë fantastiko-shkencorë, tani po bëhen një çështje shqetësuese.
Pyetja e madhe tani nuk është vetëm se sa e zgjuar mund të bëhet inteligjenca artificiale, por edhe nëse njerëzit do të kenë ende aftësinë ta kontrollojnë atë.