Hojlund shkatërron Portugalinë, feston si idhulli i tij, CR7 dhe më pas i dedikon homazh në rrjetet sociale
Sulmuesi i Napolit, Rasmus Hojlund, shënoi dy gola dhe anuloi një tjetër në fitoren e Danimarkës kundër Portugalisë me rezultatin 4-1. Ai imitoi festimin e Cristiano Ronaldos dhe i dedikoi një homazh në rrjetet sociale.

Mbrëmja e së shtunës ishte një natë lavdie për Rasmus Hojlund. Sulmuesi i Napolit ishte protagonisti kryesor në fitoren e Danimarkës ndaj Portugalisë me rezultatin 4-1 teksa shënoi një dygolësh, ndërkohë që iu anulua edhe një tjetër. Në mbrëmjen që iu dedikua homazhit të tifozëve portugezë për Cristiano Ronaldon, Hojlund imitoi festimin e yllit luzitan përballë 25 mijë personave të pranishëm në Estadio Municipal të Bragës. Një festim, imazhin e të cilit e postoi edhe në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram të shoqëruar me frazën: ‘Mendoj se i vetmi caption i përshtatshëm këtu është siuuuuu’ -shkruante Hojlund duke iu referuar britmës ikonike të Cristiano Ronaldos.