LIVE Bjellorusi-Shqipëri: Kuqezinjtë kërkojnë suksesin për ngjitjen në Ligën B
Shqipëria do të ndeshet sot me Bjellorusinë në një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kombeve, duke kërkuar suksesin për të mbyllur me sukses grupin C1.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim në krye të grupit me 9 pikë dhe çdo detaj merr rëndësi të veçantë. Përballja me Bjellorusinë kërkon përqendrim maksimal, pasi objektivi është që Shqipëria të mos e lërë në dorën e të tjerëve fatin e saj në këtë garë.
Trajneri Rolando Maran ka bërë të ditur edhe 11-shen zyrtare, me disa ndryshime të detyruara në formacion. Ylber Ramadani mungon për shkak të kartonëve, duke i hapur rrugën Juljan Shehut për të marrë një vend në qendër të mesfushës, përkrah Kristjan Asllanit. Ernest Muçi nuk ia ka dalë të rikuperohet nga problemet fizike dhe mbetet jashtë kësaj përballjeje. Vendin e tij në repartin ofensiv e merr Hoxha, i cili luan nga minuta e parë përkrah Laçit, me Rey Manajn në majën e sulmit.
Sipas rreshtimit zyrtar, Shqipëria zbret në fushë me skemën 3-4-2-1. Berisha është në portë, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Hysaj në krahun e majtë dhe Pilo në të djathtin kanë detyra të dyfishta, si në mbrojtje, ashtu edhe në mbështetjen e sulmit. Në qendër të mesfushës luajnë Shehu dhe Asllani, ndërsa Hoxha dhe Laçi mbështesin Manajn, që është pika e referimit në repartin ofensiv.