Ish-gjyqtarët e vettingut kërkojnë bashkëpunim me magjistratët për ligjin e pagave
Ish-gjyqtarët e vettingut kanë dorëzuar një padi për të kërkuar shfuqizimin e një neni të ligjit të pagave, që i përjashton ata nga efektet e ndryshimit të pagës referuese gjatë kohës që gëzonin në KPA statusin si gjyqtarë kushtetues.

Ish-gjyqtarët e vettingut kanë dorëzuar një padi për të kërkuar shfuqizimin e një neni të ligjit të pagave, që i përjashton ata nga efektet e ndryshimit të pagës referuese gjatë kohës që gëzonin në KPA statusin si gjyqtarë kushtetues. Padiu është dorëzuar nga ish-gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimosa Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo, aktualisht gjyqtarë apeli, dhe Rezarta Schuetz.
Ish-gjyqtarët e vettingut kërkojnë që efektet e ligjit të ndikojnë edhe për ta, duke kërkuar shqyrtim të përbashkët të çështjes së iniciuar nga shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata gjithashtu kërkojnë trajtim me përparësi të ankimit.
Ndërkohë që, siç deklarojnë burime pranë Gjykatës Kushtetuese, padi për pagën kanë dorëzuar më vete edhe ndihmës ligjorë të dy shkallëve të vettingut dhe konkretisht të KPA dhe KPK, mandati i të cilëve ka përfunduar dhe ka kaluar për rishqyrtimin e vettingut në Gjykatën Kushtetuese.