Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë sërish protesta për provimet në gjuhën shqipe
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë në pritje për një përgjigje konkrete nga qeveria e Hristjan Mickoskit për zhvillimin e plotë të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë në pritje për një përgjigje konkrete nga qeveria e Hristjan Mickoskit për zhvillimin e plotë të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Edhe pse qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka dërguar çështjen për opinion në Komisionin e Venecias, studentët shqiptarë e kundërshtojnë duke e cilësuar si një përpjekje për zvarritje. Studentët kërkojnë të dyja pjesët të provimit në gjuhën shqipe, ashtu siç kanë kryer studimet universitare. Ata vlerësojnë se dërgimi i çështjes në Venecia pas nëntë muajsh pritje është një manovër politike për të shtyrë zgjidhjen. Përpara se të rikthehen në sheshe, studentët kërkojnë një takim të fundit me institucionet për të marrë një përgjigje të qartë se kur dhe si do të mundësohet dhënia e plotë e provimit në gjuhën shqipe.