Kronikë
Vdekja e një shqiptari në Mal të Zi, pas një aksidenti fatal në Rozhajë
Një shtetas 47-vjeçar i Kosovës ka humbur jetën në një aksident trafiku në Mal të Zi.

Vdekja e një shqiptari në Mal të Zi, pas një aksidenti fatal në Rozhajë
Një shtetas 47-vjeçar i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë-Beranë, në Mal të Zi. Aksidenti ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:45. Dy automjete ishin përfshirë në aksidentin që shkaktoi vdekjen e një personi dhe lëndimet e dy të tjerëve. Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë aks rrugor është rikthyer në normalitet. Rrethanat e plota të aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.