KONTROLLI NË KUFIRIN E KORÇËS/ ARRESTOHET 57-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM PËR TENTATIVË VRASJEJE NË AUSTRI, GODITEN DY RASTE KONTRABANDE
Një 57-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi akuzohet në Austri për vrasje të mbetur në tentativë, është arrestuar në kufirin e Korçës.

Një 57-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi akuzohet në Austri për vrasje të mbetur në tentativë, është arrestuar në kufirin e Korçës.
Ndërkohë, në Kapshticë është arrestuar një 55-vjeçar dhe është proceduar penalisht një 29-vjeçar, pasi në autobusët që drejtonin u gjetën mallra të dyshuara të kontrabanduara.
Kontrollet intensive në kufirin e Korçës, bazuar në analizën e riskut, kanë kapur një shtetas në kërkim ndërkombëtar dhe kanë goditur dy raste të kontrabandës së mallrave.
Shërbimet e Policisë Kufitare Goricë kanë kapur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasin maqedonas T. P., 57 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendimin e datës 04.08.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë kanë arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për kontrabandë mallrash. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në autobusin që drejtonte shtetasi Sh. H., specialistët e Seksionit të Hetimit dhe ZMPKT Kapshticë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara (cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh), ndërsa në autobusin që drejtonte shtetasi M. G. gjetën steka me cigare të dyshuara të kondrabanduara.
Të gjitha mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduariale u referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.