Aktualitet

Rama-Spiropali: Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

3 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Përjashtimi i Elisa Spiropalit ishte një akt politik që u pasua nga paqartësia totale dhe anarkia e lajmeve. Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për të nxjerrë jashtë institucioneve partike njeriun që dikur e quante Motër, u pasua nga paqartësia totale dhe anarkia e lajmeve. Spiropalit ju kërkua të ikë, por largimi nuk u hodh në votim, u tha në fillim që e hoqën, por më pas pranuan se është sërish në PS. Edhe sot nuk është e qartë nëse socialistja e hershme tashmë vazhdon të jetë pjesë e grupit parlamentar të PS-së apo edhe e asamblesë së kësaj partie.

Foto nga burimi: Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

Përjashtimi i Elisa Spiropalit ishte një akt politik që u pasua nga paqartësia totale dhe anarkia e lajmeve. Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për të nxjerrë jashtë institucioneve partike njeriun që dikur e quante Motër, u pasua nga paqartësia totale dhe anarkia e lajmeve. Spiropalit ju kërkua të ikë, por largimi nuk u hodh në votim, u tha në fillim që e hoqën, por më pas pranuan se është sërish në PS. Edhe sot nuk është e qartë nëse socialistja e hershme tashmë vazhdon të jetë pjesë e grupit parlamentar të PS-së apo edhe e asamblesë së kësaj partie.

Rama përcaktoi një lloj të ri “ndëshkimi” për këtë gjë, duke vendosur në atë hapësirë dënimi ku vendosen shpirtrat e atyre që nuk njohin Zotin. Kjo ishte përgjigja e parë që Zoti i PS-së Edi Rama i dha sfidimit të autoritetit vetjak nga Mamica e tij. Por nuk e hodhi në votim këtë vendimmarrje të njëanshme, edhe pse padyshim që do ta kishte fituar shumicën kundër targetit të luftës së brendshme. Nuk e bëri sepse u ndruajt jo nga numrat absolutë që do të siguronte, por nga ca pak duar që do të ngriheshin kundër vullnetit të tij.

Akti i parë politik i Ramës që nga qershori i nxehtë i Flamingove ishte paketa fiskale. Më herët, në fund të verës, ai shpiku Pasqyrat. Njëlloj “tregtie” politike që i ngjante pazarit të dikurshëm të kolonizatorëve evropianë me indigjenët e Amerikës: pasqyra e rruaza shumëngjyrëshe në këmbim të arit. Rama dhuroi pasqyrat e tij për t’i këmbyer rishtaz me minierën e arit, që në Shqipëri quhet pushtet. Por ky ishte vetëm Make Up. Më pas erdhi paketa fiskale, tentativa më serioze për të treguar vullnet ideologjik e për t’u zhvendosur në të majtë të spektrit. Duke premtuar të rilindë nën getat e Robin Hudit, që ju merrte paratë të pasurve dhe jua ndante të varfërve. Në dukje ishte pikërisht kështu, në thelb mbetet të verifikohet.

Përjashtimi i Spiropalit është akti i dytë politik i tij. Me gjasë në mos i kërkuar, i dëshiruar nga shemra e saj, Belinda Balluku që tashmë është nën bela serioze. Edhe pse pretendon se zotëron dhe komandon edhe një dyzinë e ca kartona deputetësh në Kuvend.

Në asamblenë socialiste Rama morri hua mjetet e paraardhësit e tij. Berisha ka shkëlqyer si askush tjetër në zejen tipike shqiptare të përjashtimit. Doktorit i ka dalë për mbarë mekanizmi i përjashtimit të kundërshtarëvve. Ato vërtet ja kanë bërë më të vogël në vite partinë, por kanë përqëndruar dhe forcuar kontrollin e liderit veteran mbi të. Për paradoks, fitorja më domethënëse e Berishës ka qenë pikërisht kur bëri të kundërtën: në vend të përjashtimit, afroi bashkimin në diversitet. Ky është leksioni që ndoshta Rama duhet ta mësojë nga historia. Kohët ndryshojnë, por zakonet zenë e njehsohen. Dhe tashmë Rama ka gjithmonë e më pak kohë, ka gjithmonë e më shumë hapësira të ngushta për të kryer akte politike. Me partitë në lëngatë dhe qeverisjen e topitur, me zemëratën e dalë në rrugë dhe rrugët që nisin e mbyllen njëra pas tjetrës, nga vetmia e tij gjithmonë e më e thellë, Rama sheh sesi anonimët e rinj që ka rrotull, kanë nisur të sillen si pleqtë në dimër: Bli ditë e rro! Dhe kupton që nuk i hyjnë më në punë për asgjë. Janë vetëm tatuazhe që nuk mbulojnë dot rrudhat.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.