SPAK mbyll hetimet për Ballukun dhe dërgon çështjen në gjykatë
Kryetari i SPAK, Klodian Braho, ka njoftuar se hetimet për ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, janë mbyllur dhe çështja do të dërgohet në gjykatë për gjykim.

Kryetari i SPAK, Klodian Braho, ka njoftuar se hetimet për ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, janë mbyllur dhe çështja do të dërgohet në gjykatë për gjykim. Braho ka deklaruar se për hetimin e kësaj çështjeje janë angazhuar dy prokurorë dhe dhjetë hetues, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës së hetimit.
Prokurori Dritan Prençi ka njoftuar se SPAK po dorëzon kërkesën për gjykim në ngarkim të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe 25 personave të tjerë dhe dy shoqërive. Akuzat ndaj Ballukut përfshijnë korrupsionin në nëntë raste, fshehjen e pasurisë në dy raste dhe pastrimin e parave. Vlera e pasurive të sekuestruara në kuadër të hetimit arrin në 1.8 milionë euro.
Me dorëzimin e kërkesës për gjykim, çështja tashmë kalon në shqyrtimin e gjykatës, e cila do të vendosë për vijimin e procedurave gjyqësore.