Prokuroria e Posaçme dërgon në gjykatë 28 të pandehur për korrupsion
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjykatë 28 të pandehur për korrupsion, duke përfshirë ish-Zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe 27 të tjerë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, në ngarkim të 26 të pandehurve dhe 2 personave juridik. Kërkesa për gjykim është dërguar për 28 të pandehur, duke përfshirë ish-Zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe 27 të tjerë. Këta të pandehur janë akuzuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsion pasiv, shpërdorim i detyrës dhe pastrim i produkteve të veprës penale.