Rama në Forumin e Zgjerimit të BE: Shqipëria është një vend i ri
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është një vend i ri dhe që është në një transformim të madh.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian. Ai u shpreh se pas ‘revolucionit flamingo’ qëndron ‘hija e Donald Trump’ dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri. Rama cilësoi protestat si ‘revolucion i pritshmërive më të larta’, në një kohë kur sipas tij, ekonomia e vendit po zhvillohet me ritme të shpejta. Ai tha se Shqipëria është një vend i ri dhe që është në një transformim të madh. Rama tha se njerëzit kërkojnë më shumë kanë plotësisht të drejtë legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje dhe të ngrenë më shumë pikëpyetje ku janë njerëzit në këtë transformim. Ky është fakti pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE, kjo është qasja ime e parë.