15 vjet nga 21 Janari: Pse nuk po mbyllen hetimet? Këto janë përgjigjet e Klodian Brahos
Këtë çështje lidhet me ngjarjen e 21 Janarit 2011, kur mbetën të vrarë katër protestues.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka shpjeguar arsyet e zgjatjes së hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, të cilat lidhen me pritjen e përgjigjeve për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara në kuadër të kësaj çështjeje.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Braho u pyet se përse hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, po zgjasin kaq shumë. “SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”, u përgjigj sot kreu i Prokurorisë së Posaçme.
Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, SPAK ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ekspertimin e regjistrimeve audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë demonstratës së 21 janarit 2011. Edhe më 30 korrik 2026, gjatë një takimi me gazetarët, Braho kishte konfirmuar se Prokuroria e Posaçme ishte ende në pritje të ekspertizës nga autoritetet amerikane. “Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Braho në atë kohë.