Aksident fatal në autostradës Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar një vdekje dhe plagë.

Një aksident i rëndë është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar.