Kronikë
Aksidenti i rëndë në autostradë, identifikohet viktima
Shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula, ka humbur jetën në një aksident të rëndë në autostradën Fier-Vlorë.

Shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula, ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë në autostradën Fier-Vlorë. Aksidenti ndodhi pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.