Politikë
Rama takohet me Presidenten e Parlamentit Europian në Bruksel
Kryeministri Edi Rama vazhdon takimet në Bruksel, ku ka takuar Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet në Bruksel, ku ka takuar Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Metsola ka përgëzuar Shqipërinë për progresin e bërë në rrugën drejt integrimit europian dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e Parlamentit Europian për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Rama ka shpërndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Takimet në Bruksel vijnë në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.